Prokuroria Speciale informon se pas propozimeve të dorëzuara, Gjykata e Apelit ka sjellur vendim për vazhdimin e masës së arrestit shtëpiak për 30 ditë për të dyshuarit Jordan Kamçev, Cvetan Pandelleski dhe Nenad Josifoviq.
Nga PSP thonë se për të dyshuarin Todor Mirçevski përve masave të kujdesit që i ka pasur deri tani (marrje e pasaportës), është dorëzuar kërkesë edhe për detyrim që një herë në javë të paraqitet në Gjykatë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Për të dyshuarën Zorica Arsovska, përveç masës së kujdesit që i janë shqiptuar deri tani ( marrje e pasaportës), është dorëzuar propozime edhe për shqiptimin e masave: paraqitje një herë në javë ë Gjykatë, ndalesë për afrimin e hapësirave afariste ku e dyshuara punon, si dhe ndalesë për marrjen e aktiviteteve nga shtëpia, që lidhen me personat juridik të dyshuar”, thonë nga PSP.
Ndryshe, të dyshuar në rastin “Perandoria” janë Jordan Kamçev, Sasho Mijallkov, Nenad Josifoviq, Cvetan Pandelleski, Ratka Kunoska Kamçeva, Hristina Kamçeva-Stojçeska, Zorica Arsovska, Liljana Gajdovska, Vlladisllav Stajkoviq, Todor Mirçevski, Dejan Jenev, Vançe Mijallçev dhe Jovançe Taskovski./Telegrafi/