Andrew Ritter është një artist i talentuar që bën vetura të famshme në një stil të lezetshëm 3D.
Ai ka krijuar shumë vetura në miniaturë me dashuri, që shumica e entuziastëve i njohin menjëherë.
Kompania e Ritter, Ritter Goods e ka çuar tani këtë në një tjetër shkallë, me modelin e parë Ruf CTR Yellowbird, përcjell Telegrafi.
Yellowbird është aktualisht i disponueshëm për t’u blerë në Ritter Goods.
Është e para në një seri makinerish të nga Ritter dhe vjen me një pllakë të vogël informacioni.
Meqenëse Ritter e bën të gjithë artin e tij në model 3D, ai ishte në gjendje të publikonte një video promocionale të lodrës që përsëriste xhiron famëkeqe të Nurburgring. /Telegrafi/