Site icon Telegrafi

‘A ju shqetësojnë ndryshimet klimaterike’, përgjigju në pyetësor!

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe Programi për zhvillim i Kombeve të Bashkuara, ju bën thirrje qytetarëve të marrin pjesë në anketën elektronike të opinionit publik për ndryshimet klimaterike, e cila zbatohet në kuadër të projektit ‘Raporti i dytë nacional për ndryshime klimaterike’, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Opinionin e tyre duhet ta shprehin duke e plotësuar e-pyetësorin e titulluar ‘A ju shqetësojnë ndryshimet klimaterike?’ që është në dispozicion në linkun http://klimatskipromeni.mk/UNDP/SURVEY/index.html

‘Analiza komporative e rezultateve do të ndihmojë për qasjen e mëtejme drejt komunikimit dhe pjesëmarrjes aktive të sektorit qytetar dhe publik dhe progresin e RM-së në plotësimin e obligimeve të cilat lidhen me ndryshimet klimaterike ndaj bashkësisë ndërkombëtare, Marrëveshjes së Parisit dhe UNCFCC’, theksojnë nga MMJPP.

Rezultater e hulumtimit do të publikohen në faqen e internetit http://www.klimatskipromeni.mk , ndërsa në ndërkohë në faqe mund të shihet sesi janë përgjigjur të anketuarit e tjerë nga pyetësori në linkun i cili do të shfaqet pasi t’i jepni përgjigjet. Pyetësori nuk do të ju merr kohë më shumë se 10 minuta. /Telegrafi/

Exit mobile version