Telegrafi

“Ju shpall majmun dhe grua”!

Majmunët jetojnë në provincën kineze Zhejiang. Dhëndri, shtatëvjeçari Wukong, siç edhe i ka hije, është një vit më i vjetër sesa e përzgjedhura e tij, majmunia Xiaoya.

Kopshti zoologjik ka organizuar martesën me shpresë që kjo do të tërheq vizitorët dhe mediat, megjithatë një veprim i këtillë kontrovers padyshim që do të ngacmojë shumë grupe të cilat luftojnë për të drejtat e kafshëve në vendin i cili është i njohur për ashpërsinë ndaj kafshëve, shkruan gazeta britanike Daily Mail.

Një kopsht zoologjik nga Shangai në vitin 2006 ka organizuar shoun e emëruar “Olimpiada e Kafshëve” dhe është paditur për egërsi ndaj këtyre qenieve. Edhe një vit më pas është organizuar shou i ariut i cili ka qenë i shtyrë që të vozis biçikletën.