Site icon Telegrafi

Ju ndihmojnë edhe kompresat. Bëni dush me ujë të ftohtë dhe më pas të ngrohtë për të hequr qafe ngërçet

Ngërçet janë më të zakonshme për shkak të dehidrimit dhe mungesës së elektroliteve

Ngërçet e muskujve zakonisht largohen vetë, por është mirë t’i shtrini ata nëse dëshironi një zgjidhje të shpejtë.

Faktorët e rrezikut për shfaqjen e ngërçeve të muskujve janë dehidratimi dhe niveli i reduktuar i elektroliteve në gjak si: kaliumi, magnezi apo kalciumi.

Niveli i ulët i elektroliteve mund të jetë rezultat i përdorimit të diuretikëve, marrjes së tepërt të alkoolit, disa çrregullimeve hormonale, mungesës së vitaminës D ose gjendjeve që shkaktojnë humbje të lëngjeve dhe rrjedhimisht humbje të elektroliteve, transmeton Telegrafi.

Ngërçet e muskujve zakonisht largohen vetvetiu, por nëse jo, ushtrimet e shtrirjes mund të ndihmojnë.

Muskujt e ngërçuar duhet të shtrihen, dhe aplikimi lokal i të ftohtit është gjithashtu i dobishëm: masazh akulli ose kompresë e ftohtë.

Lexo po ashtu Nëse keni ngërçe në këmbë gjatë natës, pini këtë para gjumit

Ndonjëherë një kompresë e ngrohtë ose një dush i ngrohtë është më efektiv, dhe ndoshta më të mirat janë banja alternative me ujë të nxehtë dhe të ftohtë. /Telegrafi/

Exit mobile version