Site icon Telegrafi

Ju mungon partneri? Ekziston zgjidhja për intimitet, madje edhe kur jeni të ndarë në izolim

Njëra ndër alternativat në kohën e izolimit për ju dhe partnerin tuaj është seksi në distancë

E duan edhe ata të cilët nuk kanë partnerë të përhershëm për shkak se nuk ekziston rreziku nga shtatzënia dhe sëmundjet e transmetueshme gjenitale, ndërkaq me atë rast qëndrojnë në shtëpi të ulur rehat në kolltuk.

Çdo vit teknika gjithnjë e më shumë po përparon, ndërsa me të edhe komunikimi nëpërmjet internetit, transmeton Telegrafi.

Prandaj ky lloj seksi po bëhet gjithnjë e më real, sepse pos korrespondencës, mund të përdorni edhe kamerën e vogël, kufjet dhe mikrofonin për komunikim verbal me partnerin.

S’është nevoja për koncepte të ndërlikuara apo fraza vulgare. Të flirtosh në distancë mjaftojnë disa fjalë dhe të thjeshtë: “Të dëshiroj” dhe e godet atë në zemër.

Nëse megjithatë jeni tip klasik, bëni durim deri sa të vijnë ditët e mira.

1. Kujdes me pamjet dhe fotot

Kujdes nga materialet e shkëmbyera përmes smartphone-ve ose kompjuterit. Më e mirë është të shmangni ekspozimin vazhdimisht të fytyrës suaj. Përdorni ndriçim të ulët për një atmosferë romantike.

2. Ndërtoje ngadalë tensionin dhe emocionin

Filloje me ca mesazhe ngacmuese. Flirto me të gjatë ditës dhe kur të dy të keni mbaruar gjithë angazhimet e ditës, le të fillojnë bisedat e zjarrta! Mos u kurseni në foto!

3. Sigurohu të jesh rehat me veten para seksit online

Ty s’të nxiton dhe s’të detyron askush të flasësh pistë. Duhet ta bësh nëse ndjen ta bësh. Kujdesu që kjo të vijë natyralisht nga bisedat me të. Zhvilloje imagjinatën duke marrë sinjale prej tij dhe kur të jesh gati, merre në telefon.

4. Mos rri asnjë moment e heshtur

Nëse ka një çast kur duhet të tregosh oratorinë tënde është ky. Sa më shumë përshkrime të detajuara të bësh, aq më tepër ai do të mund të të vizualizojë. Të dy do të mund t’i bashkoheni të njëjtës fantazi dhe ta jetoni sikur të ishit fizikisht bashkë.

5. Mos harroni të përfshini lodrat gjatë aktit!

Nuk mund të mbetet e gjitha tek fjalët apo jo?! Tregoji partnerit çfarë po përdor dhe çdo gjë tjetër që ai po pret të dëgjojë prej teje.

6. Në fund, dëgjo partnerin dhe trupin tënd

Është me rëndësi të jeni të dy në harmoni për një seks telefoni të suksesshëm.

7. Kujtoni sa mirë kalonit në shtrat kur ishit bashkë.

/Telegrafi/

Exit mobile version