Gjatë ditëve të ftohta, ndodh që rutina jonë e grimit të ndryshojë. Çdo motiv që dikur kishim për t’u ulur para pasqyrës, dhe për të aplikuar një nga një gjithë produktet tona të grimit, po largohet plotësisht
Në mëngjeset e ftohta, preferojmë të rrimë 10 minuta më tepër në shtrat, sesa të zgjohemi herët, duke mos na interesuar fare pjesa se si mund të dukemi gjatë ditës. (Por pasi shikon veten ne pasqyrë, bëhesh pishman që pse nuk u zgjove me shpejt.)
Nëse nuk ke ndërmend të harxhosh gjysmë ore kohë para pasqyrës çdo mëngjes të ftohtë, këto janë grimet më të thjeshta dhe më të duhurat e sezonit.
1. Lëkura matt
Lëkura që duket me shkëlqim të tepruar natyral gjatë muajve të dimrit nuk është mënyra e duhur. Në temperaturat e ftohta, zgjidhni gjithmonë grimin matt.
2. Shkëlqe si në vitet 2000′
Të gjithë mund ta vëmë re ringjalljen e kësaj tendence bukurie. Nuancat pastel, shkëlqimi – është përsosmëri.
3. Penel ‘i mprehtë’
Duhet pak kohë për të perfeksionuar ‘artin e penelit’, por kur e arrin mund të quhesh një heroin e pamjes tënde. Këshilla kryesore: Mendoj se një penel me majë të vogël është mjeti më i lehtë për fillestarët si unë.
4. Buzët me nuancë të kuqe
Në fund të fundit, çfarë e përshkruan më mirë një grim dimëror më mirë se buzët me nuancë të kuqe?!
5. Qerpikë dhe vetulla të kuruara
Pa lagështi dhe nxehtësi, dimri është periudha më e mirë për qerpikë e zgjatur, apo për vetulla të lyera.
6. Buzë të buta
Buzët e thata dhe të plasaritura janë ato që na shoqërojnë gjatë dimrit. Mbajtja e buzëkuqëve pigmentues çdo ditë mund ta përkeqësojë problemin. Zgjidhni lip balm, që kanë përmbajtje ushqyese dhe ndihmojnë për të patur buzë të buta.
/Telegrafi/