Telegrafi

Ju mungon Flappy Bird? Filloni luani që tani…

Për adhuruesit e lojërave të telefonit, më saktësisiht të lojës Flappy Bird, tani është alternativë që ta shfrytëzojnë kompjuterin për ta luajtur këtë lojë.

Loja Flappy Bird më nuk gjendet në dyqanet online dhe atë e posedojnë vetëm ata që e kanë shkarkuar deri para dy ditësh, kur krijuesi i saj vendosi ta largonte, edhe pse fitonte 50 mijë dollarë prej saj.

Flappy Bird u bë një prej lojërave më të përfolura për shkak të vështirësisë në kalimin e sa më shumë niveleve dhe në faktin se njerëzit duhet të jenë psikologjikisht shumë të përgatitur për të. /Telegrafi/

Luani Flappy Bird në kompjuterin tuaj – Kliko këtu (hyperlink – http://flapmmo.com/)