Pak para se Aston Martin t’i bashkohej prodhimit të SUV-ve në vitin 2020, Zagato ndërtoi një numër të kufizuar të Vanquish Shooting Brakes.
Dhe tani ju mund të zotëroni një.
Është numri 13 nga 99 që prodhoi Aston Martin dhe do të dalë në ankand në fillim të muajit të ardhshëm në Dubai, përcjell Telegrafi.
RM Sotheby’s rendit një çmim të vlerësuar prej 450,000 deri në 550,000 dollarë për këtë model.
Vetura përmban një motor V-12 5.9 litërsh që prodhon 584 kuaj fuqi dhe një transmision me tetë shpejtësi. /Telegrafi/