Site icon Telegrafi

“Ju lutem, mos qëlloni!”: Pamjet dramatike kur policja lufton me vrasësin e kërkuar, pasi ai papritmas nxori armën (Video)

Në një video të publikuar thuhet se shihet momenti kur një i kërkuar për vrasje drejtoi një armë në drejtim të një policeje kur ajo shkoi për të hetuar raportimet se një njeri i dyshimtë po vinte në një makinë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Kenneth Edwin Martell, 36 vjeç, nga Springboro, Pennsylvania, u qëllua për vdekje nga policia pas një përleshje me një oficer femër në Lakemoor, Illinois, rreth orës 5 të mëngjesit më 26 korrik 2018.

I dyshuari Kenneth Edwin Martell, 36 vjeç, i Springboro, Pennsylvania, u qëllua për vdekje nga policia

Policia e Shtetit të Pensilvanisë kishte lëshuar një urdhër për kërkim të Martell duke e akuzuar për një vrasje dhe akuza të shumta të kërcënimeve terroriste dhe sulm të thjeshtë për vdekjen e një 88-vjeçari gjatë një grabitje në një shtëpi në Pensilvani më 23 korrik.

Autoritetet thanë se kur Martellit iu kërkua letërnjoftimi, ai nxori një pistoletë dhe, në luftën që pasoi, atëherë një oficer u detyrua të përdorte forcën vdekjeprurëse. /Telegrafi/

Exit mobile version