Site icon Telegrafi

“Ju lutem mos i bëni më buzët”, Victoria Beckham befason fansat me paraqitjen në “Good Morning America”

Victoria Beckham bëri një paraqitje tipike magjepsëse në Good Morning America të martën, derisa po promonte produktin e ri të faqeve, Cheeky Posh.

Ylli, 47-vjeçe, gjithashtu foli hapur për martesën me burrin e saj prej 22 vitesh, David Beckham, duke thënë: “Ne jemi shumë mbështetës të njëri-tjetrit/ Ai është një baba i jashtëzakonshëm dhe një burrë i mrekullueshëm”.

Sidoqoftë, shumë shikues u mahnitën nga pamja e ish-Spice Girl, me një përdorues të Twitter që pyeste: “Çfarë ka ndodhur me fytyrën e sa?”, gjersa Victoria po lëvizte buzët gjatë intervistës.

Victoria Beckham (Foto: GC)

Një tjetër shtoi: “Të lutem mos bëni më ndërhyrje në buzë”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Victoria Beckham

“Duajeni Victoria Beckham, por ajo çfarë ka bërë me buzët është turp”, vazhdoi një tjetër.

Victoria Beckham (Foto: GC)

“Buzët e saj duken të tmerrshme. Përse vajzat po ia bënë këtë vetes?”, tha tjetri.

“Ti dukesh si plastikë”. “Çfarë ka ndodhur me fytyrën tënde. Ndalo me ndërhyrjet”, kanë qenë disa nga komentet e tjera. /Telegrafi/

Foto: Twitter
Exit mobile version