Site icon Telegrafi

A ju kuptojnë qentë kur iu flisni? Çfarë thonë studiuesit

Ju mund të mendoni se qeni juaj kupton çdo fjalë që i thoni, por studimet nuk janë dakord

Pavarësisht nga aftësitë e tyre të dëgjimit për të interpretuar tingujt e të folurit, të ngjashme me ato njerëzoret, qentë nuk i dëgjojnë ndryshimet mes fjalëve ashtu si njerëzit.

Studiuesit në Universitetin Eötvös Loránd, në Budapest matën aktivitetin e trurit të qenve të shtëpisë, duke përdorur një teknikë të quajtur “electroencephalography”, e cila përfshinte ngjitjen e elektrodave në kokat e kafshëve.

Studiuesit i vendosën qenve fjalë të ngjashme me komandat, për shembull në vend të “sit” (Ulu), ata vendosën një audio që thoshte: “Sut” dhe më pas, fjalë të tjera të pakuptimta (“bep”).

Ekspertët zbuluan se qentë mund të dallonin shpejt dhe qartë ndryshimin midis fjalëve të njohura udhëzuese dhe fjalëve shumë të ndryshme të pakuptimta, por, kur fjalët ishin të ngjashme në tingull, ato nuk i kushtonin shumë vëmendje dhe nuk bënin dot një diferencim.

“Qentë njihen për aftësinë e tyre dëgjimore, por duket se ata nuk i kushtojnë rëndësi të gjithë tingujve. Një qen normal është në gjendje të mësojë vetëm disa udhëzime në jetën e tij”, tha Lilla Magyari, studiuese.

Ndërsa qentë nuk kuptojnë gjithçka që iu themi, gjithë studimet konfirmojnë se qentë mund të dëgjojnë shumë mirë.

A ju kuptojnë qentë kur iu flisni? Ja ç’thonë

“Qentë mund t’i dallojnë fjalët e kuptimta për ta, nga ato të pakuptimtat. Gjatë regjistrimeve u vunë re edhe ndryshime në aktivitetin e trurit të qenve, kur regjistrimi vinte nga një zë i panjohur.

Gjetjet u publikuan në revistën Royal Society Open Science.

Burimi: CNN, Anabel

Exit mobile version