Ata që janë rritur në kohën kur epoka e internetit sapo kishte lindur, sigurisht e dinë se çfarë është Winamp, “playeri” i preferuar për muzikë për të cilin asokohe besohej se ishte më i mirë dhe nuk kishte konkurrencë.
Kjo pjesë e të kaluarës tani është “rikthyer në jetë”. Bëhet fjalë për versionin e ri në të cilin është punuar katër vite, transmeton Telegrafi.
Winamp ishte prezantuar në vitin 1997, e shpejt u bë shumë i njohur. Gjatë viteve pësoi shumë ndryshime, e ishte i njohur për atë që përkrahte një sërë formatesh dhe përdoruesve u ofronte “skin” të ndryshme dhe vizualizime të “playlistës”.
Kulmin e popullaritetit e arriti në vitin 199, ku kompania AOL e bleu për 80 milionë dollarë, ku në vitin 2013 u përball me një krizë të madhe dhe u paralajmërua mbyllja e tij.
Pas versionit të vitit 2013, Winamp “shkoi në gjumë të përhershëm”, por në vitin 2018 filluan të qarkullojnë thashethemet për versionin 5.8.
Shpejt u publikuan lajme në Ëinamp.com, e prej aso kohe është premtuar versioni i ri. Disa ditë më parë është bërë e ditur se ka dalë Winamp 5.9 RCi Build 9999, që është hapi i parë drejt “ringjalljes” së tij dhe historisë së pasur që e ka. /Telegrafi/