Si 12-vjeçare në filmin “Spy Kids”, Alexa Vega ishte një aktore e talentuar.
Ylli që luajti rolin e Carmen Cortez, ka publikuar disa imazhe të sajat në rrjetet sociale, ku shfaq barkun e rritur, transmeton Telegrafi.
27-vjeçarja nga Florida, e cila ka luajtur në tre filmat “Spy Kids”, në vitin 2010 u martua me Sean Covel, me të cilin u nda vetëm pas dy vitesh.
Më pas, ajo u njoftua me aktorin dhe këngëtarin Carlos Pena Jr dhe e ndërroi mbiemrin në PenaVega.
Ndër rolet e saja të rëndësishme është edhe në “The Mentalist”, si edhe disa shfaqje në Broadway. /Telegrafi/