Telegrafi

Ju kujtohet Mehmet Kosova? Ja ku është ai ! (Foto)

Ai është ndër personazhet e para të serialeve turke që pushtoi zemrat e shqiptarëve.

Kenan Imirzalioglu është aktor shumë i njohur në Turqi. Ai ka lindur në Ankara në vitin 1974. Shkollën e mesme dhe të lartën e vazhdoi në Ankara. Më pastaj shkoi në Stamboll për studime universitare. Diplomoi në universitetin teknik, transmeton lajmi.

Ai fitoi për çmimin modeli më i mirë turk e më pas po ashtu fitoi edhe çmimin modeli më i mirë në botë. Kjo ishte hera e parë që një turk fiton këtë çmim.

Për shqiptarët ai u bë i njohur me rolin ‘Mehmet Kosova’ në serialin ‘ Acı Hayat – Jetë e hidhur’. Pas këtij roli ai erdhi me rolin tjetër të pëlqyer në serialin ‘Ezel’.

Së fundmi ai ishte pjesë e reality show ‘Surviver’ në Turqi ku u shpall kampion. Momentalisht ai është në lidhje dashurie me Kubra Kucuk që nga viti 2013.

Seriali i fundit që ai ishte pjesëmarrës është ‘Karaday’ i cili përfundoi në Qershor të 2015 ndërsa aktori ka filluar punën për rolin e tij në një serial të ri.

Përndryshe, bukuroshja në foton më lartë, Sinem Kobal ka qenë ish-e dashura e futbollistit të mirënjohur, Arda Turan. /Telegrafi/