Telegrafi

Ju kujtohet gazetarja që shqelmoi dhe rrëzoi emigrantin? Parlamenti hungarez ia ndalon hyrjen pasi fyeu një deputet (Video)

Parlamenti hungarez i ka ndaluar hyrjen në këtë institucion gazetares e cila u pati bërë e famshme kur shqelmoi emigrantët në vijën kufitare Hungari-Serbi, pasi ka ofenduar një deputet.

Shefi i zyrës për informim në Parlamentin hungarez, Zoltan Silagi ka deklaruar sot vendimi për t’ja ndaluar hyrjen Petra László do të mbetet në fuqi deri në fund të seancave të këtij viti, që pritet të përfundojnë në muajin e ardhshëm, transmeton Telegrafi.

Ajo punon për një portal proqeveritar, kurse në një video të publikuar ajo shihet duke u grindur me Gergi Silagi nga partia e djathtë ekstreme Jobbik.

Silagi ka deklaruar se nuk dëshiron të flasë me gazetarët e portalit “pestisracok.hu të cilët i konsideron si propagandues qeveritar”.

Laszlo ishte dënuar me tre vite me kusht për shkak të një veprimi të pasjellshëm, pasi që gjatë vitit 2015 ishte filmuar duke shqelmuar dhe tentuar t’i rrëzoj emigrantët në kufi.

Gjatë kohës kur ka ndodhur ky incident, gazetarja punonte për televizionin e afërt me partinë Jobbiku. /Telegrafi/