Site icon Telegrafi

Ju kujtohet djaloshi që e ngushëlloi tifozin francez që qante? Mësoni çfarë i tha atij! (Foto/Video)

Në fund të ndeshjes ndërmjet Francës dhe Portugalisë ishte një moment i ndjeshëm që prekur zemrat e gjithë futbolldashësve anekënd Evropës.

Një djalë i vogël portugez iu afrua një tifozi francez që qante për ta ngushëlluar dhe natyrisht se kjo u prit mirë nga të gjithë.

NËSE E KENI HUMBUR: Ana emocionuese e futbollit: Fëmija portugez ngushëllon tifozin francez (Video)

Tash mësohet se fansi 10-vjeçar e ka emrin Matisse, jeton në Francë dhe nuk di asnjë fjalë në portugalisht.

Në fakt, ai e ka nënën portugeze, kurse babanë francez, porse kishte vendosur të bëjë tifo për Portugalinë, pasi nuk e kishte fituar asnjë turne të madh dhe për faktin se Franca konsiderohej favorit për të triumfuar.

Duke rikujtuar momentin prekës, Matisse ka treguar se i kishte thënë tifozit francez se Les Bleus kishin luajtur mirë dhe se nuk e meritonin humbjen.

“Është vetëm një ndeshje, por e di si ndihesh”, i kishte thënë djaloshi. “Unë nuk e njihja atë dhe ai nuk më njihte mua, por e ngushëlluam njëri-tjetrin”, ka vazhduar 10-vjeçari.

“Ai më përqafoi. Ishte një moment shumë emocional”, ka thënë Matisse. /Telegrafi/

LEXONI PO ASHTU: A ishte ky momenti më komik i finales? Ronaldo emocionohet tepër dhe godet bashkëlojtarin (Video)

https://www.youtube.com/watch?time_continue=4&v=UyPhxspZQ5Q

 

 

Exit mobile version