Pak vite më parë ai u konsiderua si i burgosuri më seksi, kur një foto e tij qarkulloi online. Madje pasi doli nga burgu fati i buzëqeshi.
Ai është Jeremy Meeks, i cili u thirr për disa reklama dhe u shndërruar në një model të suksesshëm.
Tani 32-vjeçari ka një vilë përrallore dhe sapo ka blerë një Maserati 150 mijë dollarë, transmeton shekulli.
Në rrjetet sociale Snapchat dhe Instagram, ai u tregon fansave të tij për jetën luksozë që po bën.