Telegrafi

Ju kujtohet arsimtari më seksi i matematikës, ai tash është model i Armanit (Foto)

Arsimtari i matematikës, i cili u bë i famshëm në gjithë botën, pasi nxënësit e tij i postonin fotografitë në internet, tashmë është model për kompaninë Armani.

Pietro Boselli, me origjinë nga Italia, shkaktoi shumë befasi mes studentëve të tij në University College në Londër.

27-vjeçari u detyrua të heqë dorë nga profesioni për t’iu përkushtuar plotësisht fushës së modelingut, pasi këtë të fundit e kishte në plan të dytë.

Boselli ka një doktoraturë të fituar në University College London. Ai thotë se pavarësisht kësaj, po përpiqet që fama të mos i dëmtojë karrierën akademike.

Fillimisht, Boselli u zbulua nga Giorgio Armani në moshën gjashtëvjeçare dhe ka marrë pjesë në shumë sfilata dhe reklama, por la anash për një kohë punën si model për t’iu përkushtuar fakultetit. Dhe tashmë po ndërton një karrierë serioze. /Telegrafi/