Site icon Telegrafi

Ju kujtohen Teletubbies? Këta janë aktorët që fshihen pas kostumeve të Tinky Winky, Dipsy, Laa-Laa dhe Po (Foto)

Shumë familje nuk munden ta fillojnë ditën pa të famshmit Teletubbies, një emision për fëmijë, që lirisht mund të thuhet se është njëri nga më të shikuarit e të gjitha kohërave.

Disa i kanë shikuar nga kureshtja, derisa disa tjerë janë frikësuar prej tyre. Por po ta kishin ditur fëmijët se Teletubbies-at simpatik i luajnë këta aktorë do të mbeteshin pa fjalë, transmeton Telegrafi.

Teletubbies i cili seritë e parë i filloi në vitin 1997 dhe këtë sukses e vazhdoi deri në vitin 2001, njihej për skena shumëngjyrëshe, dizajnin unik dhe një dialog me gjeste që përbëhej nga karakterët Tinky Winky, Dipsy, Laa-Laa dhe Po.

Rolin e Teletubbies më të madh ngjyrë vjollcë, Tinky Winky, e ka luajtur aktori Simon Shelton. Ndërkaq rolin e Dipsy me ngjyrë të gjelbër i njohur për paraqitjet me një kapelë unike, e ka luajtur aktori John Simmit.

Por brenda kostumit të verdhë të Laa-Laa është fshehur aktorja dhe valltarja Nikky Smedley. Dhe rolin e më të voglit nga Teletubbies, Po, me kostum të kuq e ka luajtur aktorja Piu Fan Lee. /Telegrafi/

 

 

 

 

Exit mobile version