Site icon Telegrafi

Ju kthyen për herë të parë hiteve të vjetra, Tingulli 3nt të zjarrtë në Hangover

Hip hop yjet, Getoar Selimi dhe Agon Amiga, që ndryshe njihen si Tingulli 3nt, ju rikthyen performancave të përbahkëta.

Për herë të parë pas shumë kohësh ishte paralajmëruar një paraqitje e përbahkët e dikur një prej grupeve më të dashura të hip hopit.

Dyshja veterane, Getoar Selimi dhe Agon Amiga filluan turneun në Kosovë në Gjakovë, në Hangover, ku publiku ishte i stërmbushur në pritje të reperëve.

Ata ashtu siç ishte pritur ndryshuan pak formën e performimit duke rikthyer në skenë hitet e vjetra të grupit, siç ishte “Prishtinali”, “A e din Se” dhe shumë hite të tjera që i kanë mbijetuar kohës.

Për Getin ky ishte fillimi i performancave në Kosovë në një prej klubeve më të mëdha në vend, Hangover, teksa ai do të vazhdojë me koncerte në ditëve në vijim në kuadër të turneut të tij, shumë prej të cilave janë me Agon Amigën.

Getoar Selimi besohet se do të publikojë së shpejti projektin e ri të tij, pas dy publikimeve “Dashni me Raki” dhe “Paris Milano”, dy këto projekte që u pritën mjaft mirë.

Ndërkaq, Hangover vazhdon me mbrëmjet e mëdha duke mbetur klubi më atraktiv në ambient të hapur. /Telegrafi/

Exit mobile version