Telegrafi

Ju keni “sy magjikë” nëse mund ta dalloni snajperistin që fshihet në këtë peizazh me borë

Fokusi i mprehtë, i aftë për të përballuar stresin dhe aftësia për t’u maskuar nga armiku – këto janë vetëm disa nga cilësitë që duhet të ketë një snajperist.

Por më e rëndësishmja, çdo gjuajtës i nivelit të lartë duhet të jetë në gjendje të zgjedhë objektivin e tij brenda pak sekondash.

Që nga viti 2010, fotografi Simon Menner, nga Gjermania, ka fotografuar snajperët e ushtrisë të fshehur në peizazhe të ndryshme të shkreta, përcjell Telegrafi.

Dhe vitin e kaluar, fotografi udhëtoi në Lituani për të kapur gjuajtësit e tyre të ushtrisë në aksion – por a mund ta dalloni atë të maskuar në këtë peizazh me borë?

Në një intervistë të mëparshme me Wired, Simon tha se i pëlqente të sfidonte fansat e artit me këtë punë të tij. /Telegrafi/