Telegrafi

Të ka mbetur unaza në gisht, ja një truk se si mund ta heqësh! (Video)

Woman removing engagement ring

Ndodh që një unazë të mos e hiqni dot nga gishti, sepse mund t’ju jenë enjtur duart ose keni shtuar pak në peshë. Ky është truku që ndoshta ju duhet.

Metoda më e njohur është lyerja e gishtit me pak sapun të tretur ose krem, por kur as kjo mënyrë nuk ka rezultat.

Në një video të publikuar në YouTube, e cila është shikuar më shumë se tre milionë herë, tregohet një truk i thjeshtë spitali për ta hequr unazën nga gishti.

Dr. Simon Carley nga Universiteti Metropolitan në Manchester, ka treguar se si ta hiqni unazën duke përdorur rripin e një maske oksigjeni.

Mirëpo, mund të provoni lirisht në shtëpi, nëse ndodhë të ju ngecë unaza në gisht. Mjafton të keni një fjongo apo pe të çfarëdo lloji, dhe një kruajtëse dhëmbësh për ta futur atë poshtë unazës.

Shikojeni këshillën e tij: