Nëse ndonjëherë jeni zemëruar kur pas larjes rrobat tuaja dolën “më të zvogëluara” se zakonisht, ekziston një mundësi për të parandaluar këtë.
Për të evituar këtë problem, ekziston një buton i fshehur në makinën e larjes së rrobave të cilin mund ta përdorni, transmeton Telegrafi.
Fillimisht, para se të fusni rrobat tuaja të preferuara në lavatriçe, shtypni butonin për t’i larë ato me ujë të ftohtë; rrobat në shumicën e rasteve tkurren kur i ekspozohen ujit të nxehtë.
Gjithashtu mos implementoni cikle të shpejta rrotullimi në makinën larëse dhe gjithashtu shmangni opsionin për t’i terur më shpejtë (kur mundohemi t’ia largojmë lagështinë).
Në fund, pasi t’i keni zbatuar të gjitha këto pika. Vendosni rrobat tuaja për t’i terur në ambient të jashtëm për të parandaluar tkurrjen e tyre mos përdorni mjete të tjera. /Telegrafi/