Mbrojtësi spanjoll, Sergi Roberto arriti të shënoi një gol të bukur në minutën e fundit të ndeshjes ndaj PSG-së.
Goli i mbrojtësit të djathtë hyri në histori të Ligës së Kampionëve pasi u realizua rikthimi më i madh në histori të kësaj gare.
“Nuk e di nëse ishte një ëndërr apo realitet. Gjithçka ndodhi shumë shpejtë dhe nuk mund ta parashikoj atë që ndodhi”, deklaroi Roberto për ‘Mundo Deportivo’, transmeton Telegrafi.
Tutje reprezentuesi i Spanjës tregoi edhe fjalët e Rafinhas i cili i bërtiste se nuk është në ëndërr.
“Sergi, nuk je në ëndërr, është realitet, është realitet, e rikthyem rezultatin”, ishin fjalët që më thoshte Rafinha duke bërtitur dhe me lot gëzimi në sy.
Lojtari ka marrë mesazhe të shumta pas ndeshjes nga familjarë e miq të tij.
“Kur e kam hapur celularin kamë parë qindra mesazhe nga familjarët dhe miqtë e mijë”.
“Shumë nga ta ishin edhe ish-shokë të skuadrës si Bojan, Pinto, Pedro apo lojtarë tjerë nga Kombëtarja si Munianin”, tha Roberto.
25-vjeçari thotë se nuk do ta harrojë këtë natë për gjatë gjithë jetës së tij.
“Ishte natë e magjishme, e paharruar. Nuk besoj se do të përsëritet kjo që ndodhi ndaj PSG-së. Nuk do ta harrojë këtë ndeshje për gjatë gjithë jetës”, përfundoi Roberto.
Roberto gjatë gjithë karrierës së tij ka qenë pjesë e Barcelonës, ndërsa është produkt i shkollës ‘La Masia’. /Telegrafi/