Telegrafi

Ju është bërë monotone frizura: Aplikoni këto truqe dhe do të dukeni shumë bukur! (Foto)

Këto zbukurime për flokë aktualisht janë në trend, ndërkaq janë të shkëlqyeshme për të gjitha rastet.

Nëse hamendeni rreth ndryshimit të ngjyrës apo stilit të flokëve, mbase nuk do të jetë keq që më parë të transformoheni me shtesa për flokë, transmeton Telegrafi.

Me këto zbukurime me siguri nuk do të gaboni nëse i përdorni në cilin do rast.

Inxhitë

Kjo stoli delikate femërore duket shkëlqyeshëm si zbukurim në flokë, ndërkaq flokëve tuaja do t’u japë një dozë butësie.

Stolitë e arit

Nëse tashmë bartni stoli ari, zbukurimet në flokë me ngjyrë të njëjtë shkëlqyeshëm do të përshtaten me kombinimin e veshjeve.

Zirkoni dhe kristalet

Kjo stoli për flokë është ideale për raste solemne, sepse me pak angazhim do të dukeni plotësisht në rregull.

Shamia

Ky trend aktual do të transformojë flokët tuaj, posaçërisht do të dukeni bukur nëse është e thurur si gërshet.

Furqetat metalike

Nëse i përdorni furqetat më të zakonshme, do t’i jepni edhe frizurës më të thjeshtë dukje vërtet moderne.

Shiritat e zinj

Nëse megjithatë jeni adhuruese e thjeshtësisë dhe e klasikes, përdorni shiritat e zakonshëm të zinj dhe lidhni në formë kollareje apo thjesht mbështillni përreth gërshetit.

/Telegrafi/