Site icon Telegrafi

“Ju e dini ndikimin që ata kanë” – ish-gjyqtari tregon se çfarë i bëri Real Madridi pasi e ndëshkoi me karton të kuq Cristiano Ronaldon

Real Madridi dhe Barcelona janë dy klubet më të mëdha spanjolle dhe me më së shumti ndikim.

Për faktin se dy skuadrat kanë ndikim të madh sidomos mediatik, ka treguar edhe ish-gjyqtari Estrada Fernandez.

Ai është pensionuar, por ka zbuluar se një karton i kuq që i dha Cristiano Ronaldos ndaj Almerias në vitin 2009 i kushtoi atij mos të gjykoj më ndeshje të mëdha.

“Nëse bëni një gabim, Komiteti ju sanksionon siç bëri me Munuera Montero në ndeshjen e fundit kundër Atletico Madrid”, Fernandez.

“Për më tepër, ju nuk i gjykoni më ndeshjet e mëdha. Unë kam një shembull timin nga viti 2009 kur përjashtova Cristiano Ronaldon, atë sezon nuk e gjykoja më Real Madridin”, tha Fernandez.

Tutje gjyqtari spanjoll ka thënë se ndikimi i Real Madridit është shumë i madh.

“Ju e dini se ka një ndikim mediatik dhe se duhet të ecni shumë mirë kur merrni një vendim”, tha Fernandez.

Rrëfimi i Fernandaz shpjegon pse gjyqtarët në La Liga nuk janë të hapur për të marrë vendime të ashpra ndaj Real Madridit .

Por në një kthesë të fundit, është Barcelona ajo që është akuzuar për ryshfet ndaj gjyqtarëve pasi dyshohet se ka paguar para te Negreira për këshilla teknike. /Telegrafi/

Exit mobile version