Telegrafi

Ju duket i vështirë pastrimi i tepihëve të veturës suaj? Shihni se si mund ta bëni, lehtë dhe mirë! (Video)

Shumica e mbeturinave mblidhen në tepihët e saj dhe meqenëse pjesët ku vendosim këmbët janë të një materiali të veçantë, pastrimi i tyre bëhet një makth i vërtetë.

Kështu, sipas një shkrimi të publikuar në internet, përcjell Telegrafi, thuhet se edhe për këtë çështje ka një zgjidhje.

Të gjithë ju duhet të bëni është një furçë e fortë për të liruar papastërtinë e bllokuar nga tepihët.

Furça duhet të jetë e fortë dhe e gjerë për t’ju lejuar të shpejtoni dhe në mënyrë efektive të pastroni makinën.

Siç theksohet tutje, ekzistojnë edhe brushat speciale të gomës që lehtësisht largojnë papastërtitë dhe ju mund t’i blini në dyqanet e makinave të pajisura mirë.

Nëse nuk keni një furçë të tillë, mund të përdorni edhe një furçë të vjetër të flokëve ose një krehër të fortë, si dhe brushat e pastrimit.

Ju gjithashtu mund të përdorni edhe furçat e përdorura për të pastruar kafshët, pasi që edhe ato me sukses të nxjerrin në sipërfaqe mbeturinat.

Për të parë se si mund ta bëni një gjë të tillë, më në detaje, shihni videon më poshtë. /Telegrafi/