Siç tregojnë familjarët, në momentin tragjik, askush nga meshkujt nuk ka qenë në shtëpi, ndërkaq fqinjët vetëm kanë mundur të evakuojnë familjarët, fëmijët dhe një plakë 70 vjeçe që ishin brenda, por jo edhe të shpëtojnë shtëpinë e përbashkët të 2 vëllezërve, ndërkohë që nuk kanë mund të ndihmojnë as zjarrfikësit.
Pasi familja Hajra është në gjendje shumë të rëndë sociale, autoritetet komunale me rastin e vizitës kësaj familje i kanë ofruar një ndihmë momentale, sikur edhe Kryqi i Kuq Komunal që ka ndihmuar me batanije, mbulesa dhe veshmbathje.
Drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Osman Veliu ka treguar se aktualisht komuna nuk ka mundësi të ndihmojë ketë familje rreth strehimin.”Jemi në përpjekje për të gjetur ndonjë zgjedhje momentale sa i përket strehimit pasi nuk kemi kapacitete rezerve për strehim”, ka thënë ai, dhe ka lutur qytetarët të ndihmojnë në këtë rast. /Telegrafi/