Telegrafi

JU DHEMB DORA NGA SHKRIMI I POROSIVE? Nëse nuk i bëni këto ushtrime, mund t’ju ndodhë diçka e tmerrshme (video)

Nëse shpesh shkruani porosi apo kaloni shumë kohë duke shkruar në kompjuter, do të duhej t’i bënit këto ushtrime. Në të kundërtën, mund t’ju ndodhë që mjeku t’jua ndalojë të merrni telefonin në dorë.

Këto probleme më parë kryesisht i kanë pasur gejmerët, të cilët tërë ditën nuk i kanë lëshuar xhystikët na dora, mirëpo sot shumica e njerëzve pothuajse nuk i lëshon nga dora aparatet siç janë tabletët dhe telefonat e mençur, andaj nuk është për t’u çuditur që shumica e tyre i ndien pasojat.

Në të vërtetë, fjala është për sindromën e kanalit karpal, gjë që është goxha çrregullim i rrezikshëm, transmeton Telegrafi.

Simptomat janë: dobësimi i muskujve të nënllërës dhe fërkimi i gishtave në dorë, andaj kjo është shkaktuar me shtrëngimin e nervit të mesëm në zonën e kanalit karpal.

Kjo sindromë mund të jetë e rrezikshme nëse lejojmë që gjërat të shkojnë shumë larg.

Ekzistojnë mënyra të shumta të shërimit, mirëpo në situata të rënda është e domosdoshme të eliminohen lëvizjet, të cilat shkaktojnë traumë, gjë që do të thotë që do të duhet patjetër të heqim dorë nga aparati ynë i preferuar.

Në rastet më të rënda, është e domosdoshme madje edhe një ndërmarrje kirurgjike.

Shikoni videon me ushtrimet të cilat duhet t’i bëjë secili që kalon mjaft kohë me telefon në dorë apo duke shkruar në kompjuter. /Telegrafi/