Site icon Telegrafi

Ju dhemb barku pas seksit? Mësoni se a ka arsye për panik

Nëse ndieni dhembje pas marrëdhënieve seksuale dijeni që ekzistojnë disa arsye për këtë

Po ju prezantojmë pesë arsye krejtësisht të zakonshme, për shkak të të cilave nuk do të duhej të bënit panik.

Mjekët thonë kështu:

Orgazma

Është krejtësisht e zakonshme të ndieni dhembje pas orgazmës – thotë gjinekologu Heder Bartos, nga Dallasi. Orgazma shkakton ngërçe spontane të muskujve, ndërsa dhembjet mund të zgjasin një kohë të shkurtër pas marrëdhënies.

Shtatzënia e hershme

Shumica e femrave si simptoma të hershme ndiejnë ngërçe në stomak të cilat nuk njihen si simptoma shtatzënie. Më intensivisht ndihen pas marrëdhënies seksuale, transmeton Telegrafi.

Menstruacionet

Disa femra ndiejnë ngërçe të forta pas marrëdhënies gjatë kohës së menstruacioneve, shpjegon Bartos. Është mirë të dihet që edhe seksi mund t’i zbusë dhembjet menstruale, varësisht nga ajo sa marrëdhënie intensive keni, shton endrokrinologu dhe ekspert i mjekësisë reproduktive, Janelle Luk.

Ovulacioni

Koha e ovulacionit mund të jetë e dhembshme për shumë femra, posaçërisht pas marrëdhënies seksuale gjatë së cilës nuk krijohet shtypje në cerviks. Pas orgazmës shfaqen kontraktimet e muskujve të mitrës, krijohet shtypja në fshikëz etj.

Lëngu i spermës

Disa femra janë të ndjeshme ndaj lëngut të spermës i cili përmban prostaglandinë, andaj pas ejakulimit në mitër mund të ndihen ngërçe dhe dhembje. /Telegrafi/

Exit mobile version