Site icon Telegrafi

Ju bëhen të yndyrshëm flokët menjëherë pas larjes? Me siguri po i bëni këto tri gabime

Nëse flokët tuaj bëhen të yndyrshëm menjëherë pas larjes, mund të bëni gabim në këto veprime

Flokët e yndyrshëm mund të jenë pasojë e stresit dhe e ushqyerjes së keqe, por edhe zakone që nuk e dimë se janë të gabuara, transmeton Telegrafi.

Shumë shampo

Edhe pse mendoni se më shumë shampo i bëni flokët më të pastër, ndaj vendosni sasi të mëdha me disa shpëlarje, ky është gabim. Gjithashtu, nuk është mirë të lani flokët çdo ditë, sepse nxit rritjen e sekretimit të yndyrës. Është ideale t’i lani flokët dy herë në javë dhe t’i lani me shampo vetëm një herë.

Ujë i vluar

Nxehtësia stimulon sekretimin e yndyrës, ndaj rekomandohet larja e flokëve me ujë të vakët apo edhe të ftohtë.

Furça e papërshtatshme

Nëse keni flokë të yndyrshëm, atëherë furçat metalike nuk rekomandohen. Është mirë të përdorni ato plastike me majë të rrumbullakosura. /Telegrafi/

Exit mobile version