Telegrafi

JP Morgan, gati t’i japë borxh Shqipërisë

Ministria e Financave rezervon të drejtën për të dhënë më shumë detaje, por garanton se interesimi i institucioneve të huaja financiare është tepër e madhe. “Rreth 200 milionë euro do të merren për të shlyer kredinë e Durrës-Kukës, kurse pjesa e mbetur për të mbështetur buxhetin e shtetit 2010”, shprehen burime të sigurta të Ministrisë së Financave.

 Procedura për lëshimin e eurobondit ka nisur në fund të muajit janar dhe ka shfaqur interesimin e 15 bankave, por Ministria e Financave sqaron se vetëm pesë do të kalojnë në fazën finale të kreditimit. “Ajo që konsiderohet e sigurt është interesi i kredisë, që pritet të jetë më i ulët se borxhi i vitit të kaluar, pra të paktën 7 për qind”, thotë ministria.