Jozefina Topalli gjithmonë ka tërhequr vëmendje me dukjen e saj si një prej politikaneve që janë veçuar për këtë gjë.
Ish-kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë nuk ka pasur nevojë që të bëjë ndonjë përpjekje të veçantë për t’u dukur bukur.
Fotografitë e saj kohë pas kohe janë publikuar në internet duke nisur nga martesa apo gjatë kohës sa e ka ushtruar detyrën e kryeparlamentares.
Ndërsa edhe tash, kur i ka fëmijët të martuar, ajo vazhdon ta ruajë elegancën dhe bukurinë.
Ndërsa këto ditë ka kujtuar një moment nga e kaluara me fëmijët e saj kur kanë qenë të vegjël.
Në një fotografi të vjetër të publikuar në Facebook, Jozefina duket e mrekullueshme përkundër thjeshtësisë.
“Një kujtim i ëmbël me fëmijët e vegjël- në Shkodër”, ka shkruar ajo në përshkrimin e fotografisë. /Telegrafi/