Të ecësh për bamirësi është një nga përvojat më shpërblyese që mund të kesh, prandaj sot, më 28 tetor, Joy from GjirafaMall iu bashkua ecjes rozë “Zbulimi i hershëm-mbijetesë”, kundër kancerit të gjirit, nën patronazhin e presidentes Vjosa Osmani.
Kanceri i gjirit është kanceri më i shpeshtë në botë te femrat dhe është shkaktari kryesor i vdekshmërisë edhe pse më rallë, mund t’i prekë edhe meshkujt.
Duke pasur parasysh nevojën e madhe për informim që gratë e diagnostifikuara me kancer të gjirit kanë gjatë trajtimit dhe pas shërimit, shoqata të ndryshme si Renesansa dhe Jeta/Vita u themeluan për t’i përkrahur gratë përmes shërbimeve online, shërbimeve të mjekimit si dhe ofrimin e mbështetjes 24 orë.
Të gjithë mund ta përkrahim Renesansën në realizimin e projekteve dhe misionit të saj duke kryer blerje online në www.joy.gjirafamall.com, ku për çdo blerje tënden, Joy from GjirafaMall dhuron në emrin tënd.
Vizito joy.gjirafamall.com sepse me ty fillon lumturia!