Telegrafi

Joy Corrigan në një edicion befasues në mes të ditës, kalimtarët shikojnë dhe nuk u besojnë syve të tyre

Manekinia, stilistja dhe aktorja amerikane, Joy Corrigan (28) la pa fjalët të gjithë ata që ndodheshin në një restorant luksoz në West Hollywood

Ajo u shfaq në një drekë biznesi në një kombinim, për ta thënë butë, joadekuat.

Kombinimi i pantallonave-tuta trendi dhe një fanellë pa mëngë pothuajse sikur tanga, të mos kishte qenë aq i pazakontë, nëse bukuroshja nuk do të kishte ulur sa më shumë brezin e pantallonave dhe do të tregonte ijët lakuriq të saj, pothuajse deri mes këmbëve, transmeton Telegrafi.

Fanella e zezë pothuajse sikur tanga të zeza që ajo veshi në këtë rast biznesi, pa dyshim do të ishte më i përshtatshëm për një ngjarje sportive, ndoshta për t’u krekosur në palestër.

“Trikoja” ishte maksimalisht e prerë, praktikisht bëhej fjalë për shirita të hollë që mezi mbulonin “turpin”. Të paktën kështu shihej nga përpara.

Por ajo që ka ndodhur “prapa” është një pyetje që ka intriguar të gjithë ata që i kanë parë vetëm pjesërisht fotot.

Sapo u shfaqën fotot në rrjete, u diskutua nëse ishte një gardërobë adekuate për një takim, por një gjë që “i pengoi” më shumë meshkujt në stilimin e saj ishte nëse “triko” ishte tanga apo gjysmë. tanga.

Shikoni si dukej Joy dhe ndani komentetet me ne.

/Telegrafi/