Këshilli Anketues pranë Gjykatës së Lartë e ka refuzuar ankesën e ish-kryetarit të kësaj gjykate Jovo Vangellovski, për shkarkimin e tij nga funksioni i kryetarit të gjykatës.
Me refuzimin e kësaj ankes, Vangellovski shkarkohet me vendim të plotfuqishëm nga pozita e kryetarit të Gjykatës së Lartë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Vangellovski u shkarkua në shtator, për shkak të punës joprofesionale dhe të papërgjegjshme.
Kërkesën për shkarkimin e tij e dorëzoi organizata joqeveritare “Llupa e gjelbër”, për shkak të vendimit të tij për shfuqizimin e paraburgimit të Sead Koçan, derisa ai ishte në arrati.
Vangellovski në vitin 2015 është dëgjuar edhe tek “bombat”, në një bisedë me ish-ministrin e Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski, për rastin “Global”./Telegrafi/