Mjeku Jovev thotë se edhe ai vetë nuk e di se pse është shkarkuar nga posti i drejtorit të Kardiokirurgjisë.
Profesori Jovev për “Click Plus” tha se ministri Mexhiti i ka thënë se nuk është i vetmi i shkarkuar nga drejtorët e Klinikë, por janë shkarkuar edhe 20 drejtorë të tjerë.
“Më tha që nuk jam shkarkuar vetëm unë, janë shkarkuar 20 drejtorë të tjerë. Unë nuk e kam ditur dhe nuk kam pasur kohë të shikoj dhe se mbikëqyrje të tilla ekspertësh janë dërguar tek të gjithë drejtorët dhe se ka pasur inspektime të ngjashme, jo vetëm te unë”, tha ai.
Në pyetjen e gazetarit se kush janë drejtorët e tjerë të shkarkuar, profesori Jovev tha: “Mendoj se janë shkarkuar në Neurologji, Toksikologji, Nefrologji, Pediatri, Psikiatri, nuk di më shumë”.