Telegrafi

Jovetic: Qëndrova për të luajtur në LK

“Unë kam mundur të largohem nga Fiorentina dhe kam pasur shumë oferta të mëdha, por unë vendosa të qëndroj këtu. Presidenti më premtoi se do të sjellë në ekip me lojtarë të fortë dhe do të luftojmë për një vend në Ligën e Kampionëve”.

“Objektivi ynë është që të përfundojmë në top treshe dhe të kualifikohemi në Ligën e Kampionëve. Për momentin nuk po mendoj që të shkoj te ndonjë klub më i madh, por nëse kjo është e shkruar të ndodh, do të ndodhë”, ka thënë Jovetic për Vijesti. /Telegrafi/