Hetimi për rastin “Haraçi”, në të cilin dyshohen Bojan Jovanovski “Boki 13” dhe Zoran Mileski-Kiçec, nuk do të komprometojë hetimin e rastit “Perandoria”, ku në një pjesë të dyshuarve janë biznesmeni Orce Kamçev dhe ish-drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov.
Këtë në intervistë për “A1on” e theksoi prokurori shtetëror Ljubomir Joveski, pasi Prokuroria për krimin e organizuar dhe korrupsion hapi hetim në të cilin Jovanovski dhe Mileski dyshohen se kanë kërkuar “haraç” nga biznesmeni Orce Kamçev prej 8 milionë euro, me ndihmën e një prokurori publik, duke implikuar Katica Janeva, për të liruar nga fajësia Kamçevin për rastin “Perandoria”.
Në pyetjen nëse në zyrën e djalit të prokurores Katica Janeva, i cili është i punësuar në shërbimin ligjor në “1TV” dhe i është konfiskuar kompjuteri në interes të hetimit, janë zbuluar një pjesë e inçizimeve të PSP, Jovevski tha se: “Nuk mund as të konfirmoj, as të mohoj. Është e vërtetë se kompjuteri i tij është marrë dhe të dhënat janë dhënë për ekspertizë”.
Joveski tha se edhe dy biznesmenë të tjerë janë paraqitur në prokurori duke kërkuar që të përfshihen në hetim, gjegjësish të paraqiten se dhe atyre iu është kërkuar “haraç”, por deklaratat e tyre do t’i nënshtrohen kontrolleve të mëtejshme./Telegrafi/