Telegrafi

Joveski: Do të kërkojmë interpretim autentik nga Kuvendi për ligjin e PSP-së

Kryeprokurori shtetëror Ljubomir Joveski, sot pas takimit me prokurorët nga Prokuroritë e Larta të shtetit, në konferencë për shtyp tha se kanë diskutuar për mendimin e Gjykatës së Lartë në lidhje me punën e Prokurorisë Speciale (PSP), si dhe veprimin më tej me lëndët e PSP-së.

Joveski tha se në takim janë dakorduar që të kërkojnë interpretim autentik nga Kuvendi për ligjin për Prokurorinë Speciale dhe shtoi se Gjykata e Lartë ka dalur jashtë kompetencave të saj për mendimin rreth punës së PSP-së, njofton Telegrafi Maqedoni.

Lexo po ashtu Gjykata e Lartë vendos: PSP nuk ka të drejtë të ngrit aktakuza të reja

“Mendimi i Gjykatës së Lartë nuk bazohet në fakte dhe është në kundërshtim me Prokurorinë. Gjykata e Lartë ka dalur nga kompetencat e saj dhe ka krijuar pasiguri. Prokuroria Themelore i fton prokurorët dhe gjykatësit që të veprojnë sipas ligjeve në lidhje me lëndët e PSP-së”, tha mes tjerash Joveski.

I pyetur në lidhje për marrjen e lëndëve të PSP-së, ai tha se vetëm pas shprehjes së tyre me akt të posaçëm, Prokuroria Themelore mund të marrë përsipër lëndët e PSP-së./Telegrafi/