Telegrafi

Joveski: Prokuroria do të çlirohet nga qendrat e pushtetit

“Prokuroria ka qenë joefikase, e anshme dhe e varur. Nëse zgjedhje kryeprokuror unë, Prokuroria Themelore do të veprojë në pajtim me ligjiet dhe do të jetë e çliruar nga kufizimet e partive dhe qendrat e pushtetit”, tha për DW Ljubomir Joveski, kandidatë për prokuror shtetëror.

Qeveria në seancën e djeshme solli vendim që Kuvendit t’ia propozojë Joveskiun për prokuror i Maqedonisë, i cili për momentin është anëtar i Këshillit të Prokurorëve Publik, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga qeveria thanë se këtë vendim e kanë sjellur në bazë të biografisë profesionale dhe mendimit pozitiv të Këshillit të Prokurorëve Publik./Telegrafi/