Për Kryeprokurorin Ljubomir Joveski, prokurorët publik dhe prokuroritë themelore publike janë shtyllat e organizatës prokurore dhe se ata duhet të jenë mbrojtësit e parë të shtetit juridik dhe të respektimit të të drejtave të njeriut.
Joveski ka bërë të ditur se do të përqëndrohet në kthimin e namit dhe autoritetit, respektit dhe ligjshmërisë në procedim. Sipas tij, theks i veçantë do t’i kushtohet pavarësisë në procedimet e prokurorëve publik, pasi që detyre t yre është të respektojnë dhe të zbatojnë ligjet, të jepen mendime të drejta, të përmbyllen lëndët në kohë dhe në mënyrë që do ta garantojë ligjshmërinë.
”Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë është organi i vetëm i pavarur që garanton mbrojtje të të drejtave tëe qytetarëve të Republikës së Maqedonisë dhe sundimin e së drejtës. Pikërisht për këtë, të gjithë kemi përgjegjësi për punën tonë, që në të ardhmen do vlerësohet për cilësinë dhe sasinë”, ka shtuar Joveski./Telegrafi/