Site icon Telegrafi

Joveski: Prokurorët dhe gjyqtarët janë të detyruar të zbatojnë ligjin

Edhe prokurorët edhe gjyqtarët janë të detyruar të zbatojnë ligjin. Kështu është përgjigjur prokurori publik Ljubomir Joveski në pyetjen se si ndihet për faktin se me ndryshimet në Kodin Penal disa nga rastet kanë filluar të vjetërsohen, kështu që tani shteti në vend që të mbledhë dëmshpërblim do t’i paguajë të akuzuarve shpenzimet gjyqësore dhe paraburgimi i padrejtë.

Joveski thotë se tjetër është ndjenja e tij, tjetër gjë janë ndryshimet. Prokurori publik është i vendosur se aty ku konstatohet se kanë ndodhur elemente të parashkrimit, prokuroria dhe gjykatat do të marrin vendime përkatëse.

“Çdo prokuror dhe gjyqtar ka shumë ligje me të cilat nuk ndan mendimin e tij, por duhet t’i respektojë ato. Kështu është edhe në rastin konkret”, tha Joveski.

Në lidhje me faktin se Kuvendi ende nuk ka shpallur prokuror të ri publik, edhe pse i skadon mandati, Joveski thotë se ka dërguar njoftim në Qeveri.

Nëse deri më 25 dhjetor nuk zgjidhet prokurori i ri publik, sqaron Joveski, Ligji e parasheh një mundësi të tillë, në atë rast, Këshilli i Prokurorëve Publikë do të caktojë një ushtrues detyre të prokurorit publik nga radhët e prokurorëve publikë në Prokurorinë Publike./Telegrafi/

Exit mobile version