Prokurori publik Ljubomir Joveski sot në seancën e Komisionit parlamentar për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive prezantoi raportin vjetor për punën e Këshillit të Prokurorëve Publikë për vitin 2021, ndërsa informoi se Prokuroritë Themelore Publike kanë vepruar kundër 45.405 kryesve të veprave penale në vitin raportues.
“Nga gjithsej 35.733 kallëzime penale kundër personave, prokuroritë themelore publike kanë zgjidhur kallëzime ndaj 22.426 personave ose 62,8 për qind, ndërsa në fund të vitit ka mbetur në përpunim te organet tjera kallëzime penale për 13.307 persona ose 37.2 për qind.
Po të marrim parasysh faktin se në fund të vitit 2021 mbetën të pazgjidhura 14.800 lëndë, padiskutim mund të konstatohet se përkundër faktit se Prokuroria Publike e kryen funksionin e saj me një numër të reduktuar prokurorësh, ajo jo vetëm tejkalon fluksin lëndëve të reja, por edhe zvogëlon numrin e lëndëve të pazgjidhura në fund të vitit”, theksoi Joveski.
Në vitin 2021, prokuroritë, duke vepruar për kallëzime penale, kanë ndërmarrë veprime për mbledhjen e të dhënave dhe njoftimeve të nevojshme në 8.296 raste, ndërsa në procedurë parahetimore prokuroritë publike kanë ndërmarrë veprime hetimore ndaj 13.000 personave./Telegrafi/