Site icon Telegrafi

Joveski nga sot në pension: Situata në Prokurori nuk është e lehtë, por ka reforma

Prokurori publik i shtetit Lubomir Joveski nga sot del në pension. Në një prononcim me shkrim, ai u kërkoi kolegëve prokurorë të demonstrojnë këmbëngulje dhe vendosmëri në luftën kundër krimit.

“Mos lejoni që individët të njollosin çdo ditë profesionin në të cilin investoni. Me punë të ndershme dhe të palodhur, rezultatet tuaja nuk do të mbeten pa u njohur nga opinioni”, ka shkruar Joveski.

Sipas tij, situata në Prokurori nuk është e lehtë, por ka reforma, të cilat tashmë janë vënë re nga institucionet ndërkombëtare. Prokurorja Sonja Simovska aktualisht është duke ushtruar funksionin e ushtruesit të detyrës.

Pasardhësi i Joveskit do të zgjidhet mes kandidatëve Fatime Fetai, Lupço Kocevski dhe Lidija Raiçeviq.

Exit mobile version