Telegrafi

Joveski: Nëse marrim njohuri se fshihen të dhënat në PSP, do të marrim masat e duhura

Prokuroria publike këtë javë njoftoi se po ndjek informacionin rreth fshirjes së të dhënave në kompjuterët në PSP por nuk ka ndërmarrë ndonjë veprim konkret deri më tani.

Prokurori i Shtetit Ljubomir Joveski foli për informacionin e publikuar në një intervistë për televizionin “Kanal5”.

Joveski tha se me vëmendje po ndjekin këtë rast dhe nëse ka konfirmime do të merren masa.

“Nëse prokuroria ka informacione të forta dhe të dhëna të vërteta se po fshihen në atë pjesë, ajo do të marrë masat e duhura në përputhje me ligjin”, tha Joveski.

Ai tha se nuk do të lejohet që vendimet gjyqësore në Prokurorinë Publike që të udhëheq principi mos ndëshkimi, por do të sigurohet qeverisja e së drejtës./Telegrafi/