Telegrafi

Joveski: Hetimi për rastin “Haraçi” po zhvillohet pa ndikime

Sundimi i ligjit është një vlerë themelore e rendit kushtetues të Maqedonisë, pamja e shkallës së demokracisë është aftësia e shtetit që të mundësoj që ajo të vlejë për të gjithë, tha Jovevski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Procedurat për zbardhjen e rastit “Haraçi” po zgjerohet pa ndikime anësore me sigurim të dëshmive relative kundër të përfshirëve në veprimet juridike penale, deklaroi kryeprokurori Ljubomir Joveski në panelin “si kundër korrupsionit”.

Duke iu referuar luftës kundër korrupsionit, Jovevski tha se ky fenomen është shkatërrues i çdo shoqërie dhe për këtë arsye trajtimi efikas është i nevojshëm jo vetëm për ne, siç tha ai, për shkak Brukselit apo aspiratat euroatlantike, por edhe për ne, qytetarët dhe shtetin.

“Qeverisja e së drejtës është vlerë themelore në përparimin kushtetues të Maqedonisë, pamja e shkallës së demokracisë dhe aftësisë së shtetit që të mundësojë kjo të vlejë për të gjithë njëjtë”, tha Joveski./Telegrafi/