Site icon Telegrafi

Joveski: Është e rëndësishme të vendoset se kush do të kryejë mbikëqyrje mbi punën e PSP-së

Prokurori i Prokurorisë Publike, Ljubomir Joveski në intervistë për AIM-në tha se është e rëndësishme që të vendoset se kush do të kryejë mbikëqyrje mbi punën e Prokurorisë Speciale Publike.

“Me strategjinë për reforma në sistemin gjyqësor të Republikës Maqedonisë, është parashikuar që PSP të bëhet pjesë e sistemit të prokurorisë. Edhe unë angazhohem se duhet të ketë një sistem ligjor në të cilën do të përfshihet edhe puna e PSP-së si prokurori e veçantë në rrjetin e Prokurorisë Publike. Grupi punues e cila punonte në përgatitjen e Ligjit e ka përgatitur këtë version”, tha Joveski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas tij, duhet të vlerësohet dhe të merret parasysh se Prokuroria Speciale Publike, ka vendosur standarde të reja dhe perceptime të reja për prokurorinë, para se gjithash në hetimin e lëndëve dhe për zgjedhje për pavarësi të plotë financiar.

“PSP vendosi edhe mënyra tjera të punës, siç është transparenca në punë dhe përkundër asaj se me disa procedura të caktuara nuk pajtohem. Angazhimi im është se PSP në pjesën e veprave penale është e thelbësore që ta mbaj pavarësinë e deri më tanishme për ato pjesë, ndërsa duke pasur parasysh se asaj i shtohen kompetenca të reja për veprat penale nga fusha e korrupsionit nga person të emëruar dhe të zgjedhur edhe për vepra më të rënda penale, për këtë juridiksion të zbatohen rregullat e përgjithshme si dhe për prokuroritë tjera. Kuptohet se për procedura të caktuara duhet të caktohet pavarësia e saj, por veçanërisht mendoj se është thelbësore që të vendoset se kush do të kryej mbikëqyrje mbi punën e kësaj prokurorie”, tha Joveski./Telegrafi/

Exit mobile version