Site icon Telegrafi

Joveski e dëgjon Janevën, Prokuroria Publike i merr lëndët e PSP-së

Prokuroria Publike (PP) përmes një kumtese për media informon se pas mbajtjes së kolegiumit profesional, ka vendosur t’i ndërmerr nën kompetenca lëndët e Prokurorisë Speciale Publike (PSP).

Nga PP thonë se ky vendim bazohet në pozicionin kushtetues të Prokurorisë Publike si organi i vetëm shtetëror kompetent për ndjekjen penale të kryesve të veprave penale dhe veprave të tjera ligjore, parimi i ligjshmërisë së ndjekjes penale nën të cilën prokurori publik është i detyruar të ndjekë ka të dhëna se një vepër penale po ndiqet penalisht sipas detyrës zyrtare, si dhe një detyrim në emër të shoqërisë të kujdeset për efikasitetin e sistemit të drejtësisë penale, duke respektuar parimin e sigurisë juridike të qytetarit.

Ata shtojnë se procedurat për lëndët konkrete do të vazhdojnë nën kompetenca të Prokurorisë Publike.

Ndryshe, pas arrestimit të kryeprokurores speciale Katica Janeva si e dyshuar në rastin “Haraçi”, ajo kërkoi nga prokurorët tjerë special që të gjitha lëndët t’i dorëzojnë tek Prokuroria Publike./Telegrafi/

Exit mobile version